Ekskluzive/ Trajneri kampion i Tiranës në konkurrencë me Joachim Low, i japin vendin për të drejtuar Kombëtaren e vendit të tij

Egbo ështe quajtur ndryshe edhe trajneri i mrekullive. Ishte ky njeriu që theu mallkimin e Partizanit në derbi, mori fitoret radhazi dhe njëkohësisht i dha titullin kampion Tiranës.

Gjithashtu dalja në Europë ishte jo pak e suksesshme ku Tirana humbi vetëm në raundin e Play Off nga Young Boys.

Tani, “Sport Ekspres” mëson se Egbo është pranë marrjes së Kombëtares së Nigerisë. Bisedimet janë duke avancuar dhe ka jo pak gjasa që gjithçka të mbyllet me sukses.

Kontrata e trajnerit aktual Jose Peseiro ka skaduar te Nigeria dhe rinovimi i kontratës është pak i mundur.

Së bashku me Egbo, një tjetër kandidaturë që po përflitet te Nigeria është ajo e Joachim Low. Sipas informacioneve tona, Egbos i është ofruar ekipi i U-23 të Nigerisë.

Megjithatë dëshira e trajnerit kampion të Tiranës është që të drejtojë Nigerinë A. Për këtë arsye ka zgjedhur që të pres dhe pikët e tij po rriten për ta marrë përsipër misionin e madh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online