Ekskluzive/ “Ti themi gjërat si janë”! Osmani: Më shumë se merita e Egbosë, e atyre që nuk bënë zhurmë

Nga Klaudio Ndreca

Egbo ka arritur që të sjellë titullin te Tirana pas shumë vitesh mungese, ndërsa ky sukses përkon me 100 vjetorin. Shumë trofe të sjella në këtë sezon edhe nga akademia, por qershia mbi tortë ishte kurorëzimi i ekipit A.

Egbo zgjodhi që të linte në stol gardën e vjetër dhe ata futbollistë që cilësoheshin si titullar të padiskutueshëm. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Tefik Osmani është shprehur se më tepër se merita e trajnerit është e atyre futbollistëve që u ulën në stol dhe nuk krijuan zhurmë.

Titulli i Tiranës që shkon për 100-vjetor krahas trofeve të sjella nga akademitë bardheblu këtë sezon. Keni pasur ndonjëherë frikë në takimet e fundit se presioni dhe nga lajmet e publikuara në media pas Bylisit se mund të ndikonin për keq dhe titulli të ikte nga duart?

Tirana është gjithmonë presion dhe nuk kemi pasur frikë pasi ekipi është mësuar për ta përballuar.

Edhe akullore edhe çokollatë. Shprehja e goditur, por më tepër sesa për Kupën mund të vlente në fitoren në derbi dhe shpalljes kampion aty apo jo?

Kur unë i’u them diçka me batutë, ka edhe gjëra të vërteta aty brenda (qesh)

Egbo nuk ka ngurruar të ul në stol edhe lojtarët që shumëkush i mendonte titullar të padiskutueshëm. Ky sukses i largon të gjitha pakënaqësitë?

Egbo mund të ketë merita që i ka ulur në stol, por më shumë merita kanë lojtarët që pranuan vendimin e Egbosë pa bërë rrëmujë dhe zhurmë, siç kanë ndodhur me trajnerët e tjerë. Normale që ky sukses i largon pakënaqësitë, por duhet t’i themi gjërat siç janë dhe jo si janë dukur.

 Sa shumë i shijon Osmanit ky titull dhe kujt ia dedikon?

Më shijon aq shumë sa nuk mund të shprehem dot. Ia dedikoj gjithë familjes time, kush ka mbiemrin Osmani. Por në veçanti dy djemve të mi, por edhe vëllait që nuk jeton më. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *