Ekskluzive/ Sormani pranë Partizanit, Ramadani tregon sekretin e punës së trajnerit

Sormani është shumë pranë kthimit te Partizani, ndërsa të kuqtë janë ende pa trajner. Një njohje e vjetër i duhej të kuqëve në këtë moment dhe eksperienca e shkuar e Sormanit me ta, i jep drejtuesve besimin e plotë se nuk ka nevojë për kohë të gjatë për të mbajtur ritmin e Superiores dhe të kundërshtarëve.

Ndryshe nga Lerda, Sormani që pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri ka një tjetër praktikë pune. “Sport Ekspres” ka marrë një prononcim nga Ylber Ramadani, thesari më i madh që trajneri në fjalë zbuloi asokohe tek të kuqtë.

“Sormani është trajner shumë i mirë. Unë mendoj se do ta ndihmonte 100% ekipin e Partizanit në këtë moment. Falë tij jam këtu ku gjendem sot, por edhe falë klubit të Partizanit. Gjëja e parë që Sormani bën në një ekip kur e merr në drejtim është fryma e ekipit, që të jetë sa më e mirë. I bën të gjithë për një dhe një për të gjithë. Padyshim që e ka stofin për kampion”, tha Ramadani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online