Ekskluzive/ “Shqiptarët kanë smirë”! Një telefonatë nga Agustin Kola pas predhës së Myrto Uzunit: E futi kot fare atë golin me Izraelin

“Shqiptarët kanë smirë”! Kështu do të shprehej figura e shquar e futbollit shqiptar, Agustin Kola, në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres”. Për ta ilustruar me shembullin më të mirë, do të sillte rastin e Myrto Uzunit me golin ndaj Spanjës. Shumëkush qeshi me mënyrën sesi topi shkoi në rrjetë, por lojtari nga Uznova lëshoi ulërimën drejt qiellit për realizimin historik. Fundja, nuk ndodh shpesh që Shqipëria t’i shënojë Spanjës, për të më tepër që ta barazojë atë.

“Sa i përket ADN, ne shqiptarët kemi problem me smirën. E shoh kudo këtë në fakt, e kam parë edhe me Myrto Uzunin. Ai realizoi një gol kundër Spanjës me kokë. Të gjithë thonin që ishte fat, i ra topi në kokë dhe hyri gol. Dakort jam, por unë po ju pyes tani: “Po të mos vraponte Uzuni, do i binte topi në kokë?”. Po të mos e ndiqte aksionin Uzuni, a do t’i binte topi në kokë? Nuk ka sesi të realizohet goli vetë, pa u përkushtuar ti për të. Ua them edhe fëmijëve të vegjël që gjithmonë ndiqeni aksionin deri në fund, mos e lini”, do të shprehej Agustin Kola.

Menjëherë pasi Myrto Uzuni arriti të realizonte super golin ndaj Izraelit, Agustin Kola zgjodhi që të na telefonte, ku mes sarkazmës do të shprehej: “Hë, e pe golin e Myrto Uzunit? Ishte kot fare, shumë kot e futi këtë golin me Izraelin, nuk e kuptova as unë si hyri topi”, u shpreh Agustin Kola si për të treguar edhe njëherë tjetër “smirën” e shqiptarëve dhe për t’i dhënë hakun sulmuesit që po luan te Granada falë punës së madhe që e ka shoqëruar që në vogëli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online