Ekskluzive/ Rreth 3 vite pa ardhur te Kombëtarja, ja rikthimi i madh i Rejës për ndeshjet e shtatorit

Shqipëria do të ketë tre ndeshje të rëndësishme në muajin shtator sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Fillimisht kuqezinjtë do të përballen në transfertë ndaj Polonisë, për të luajtur në shtëpi ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Por cila do të jetë lista e Kombëtares? Pak ditë para fundit të këtij muaji do të zbulohen edhe të gjithë emrat e thirrur nga ana e Rejës. “Sport Ekspres” zbulon se nuk do të kemi shumë surpriza nga trajneri, por mbi të gjitha një rikthim të madh që ishte boshti kryesor i De Biazi.

Në ndeshjet e shtatorit do të kemi edhe Taulant Xhakën që do të grumbullohet te Shqipëria. Hera e fundit që mesfushori është parë në fushë si kuqezi i përket përballjes ndaj Izraelit në 2018, atje ku do të shënonte edhe golin e fitores. Futbollisti po vuante nga një dëmtim dhe gjatë kësaj periudhe po rikthehet plotësisht i gatshëm për Bazelin, ndërsa Reja do t’i besojë për t’i dhënë më shumë kualitetet mesfushës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online