Erjon Vucaj është përfolur se do të luante me Vllazninë në Superiore. Mesfushori 31-vjeçar ka mbyllur marrëveshjen me Dritën dhe ka negociuar me shkodranët, që të rikthehej sërish në elitën e futbollit shqiptar.
Por rruga e Vucajt ka marrë ndryshim të papritur. “Sport Ekspres” siguron informacionin se Vucaj ka hedhur firmën për ekipin shqiptar të Malit të Zi, Deçiç, ndërsa nesër do të vijë edhe zyrtarizimi i klubit në faqen zyrtare. Pra kemi një histori të mbyllur për Vllazninë e cila nuk mund të rikthejë dot Vucaj. /Sport Ekspres/