“Rrahmani ishte emri i skandalit te Napoli“, gazetari italian zbulon: Më kujtohet skena e Gatuzos, u ngrit një sherr i furishëm

Amir Rrahmani duket se ka qenë “molla e sherrit“ për largimin e Xhenaro Gatuzos nga Napoli. Për mbrojtësin shqiptar u shpenzua një shumë e konsiderueshme parash, por debutimi për të do të vinte shumë vonë. Madje në ndeshjen e parë do të bënte një gabim duke i falur golin Udinezes dhe për këtë arsye Gatuzo e la në dhomën e zhveshjes për pjesën e dytë.

Si duket kaq ka mjaftuar për të nisur përplasjet mes trajnerit italian dhe De Laurentisit, i cili i kërkonte të mos aktivizonte lojtarë si Hysaj që kishin zgjedhur largimin me parametra zero por futbollistë si Rrahmani të cilët kishin ardhur me bujë të madhe dhe me një faturë të lartë financiare. Gazetari i “La Repubblica”-s, Antonio Korbo, ka zbuluar për “Kiss Kiss Napoli” se Rrahmani ishte emri që lidhej me skandalin e madh te të kaltririt sezonin e shkuar, çka solli edhe largimin e Chenaro Gatuzos.

“Spaleti ka rigjallëruar disa lojtarë. Më kujtohet Rrahmani në kohën e Veronës, mund ta shihnim se ishte një lojtar shumë i rëndësishëm. Por ishte ai që ishte emri i skandalit në Napoli që dëmtoi marrëdhëniet mes Aurelio De Laurentisit dhe trajnerit Xhenaro Gatuzo. Gjithçka filloi nga një gabim i lojtarit, pastaj më kujtohet skena e Gatuzos. Presidenti tashmë e kishte vënë në shënjestër teknikun. U ngrit një sherr i furishëm, i cili më pas çoi gradualisht në ndarje”, ka zbuluar Antonio Korbo./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online