Ekskluzive/ Përpara ndeshjes me Teutën, ja se kur do të zyrtarizohet lojtari i ri i Tiranës

Nga Klaudio Ndreca

Tirana është duke vazhduar që të punojë sa i përket merkatos së verës pasi ka edhe kohën kundër, ashtu si të gjitha ekipet e tjera për shkakun e pandemisë. Bardheblutë nuk kanë kohë për pushime dhe për të vazhduar me festën e titullit kampion pasi pikësëpari luajnë finalen e Kupës ndaj Teutës. Shumë pak ditë pushim për të rinisur sërish stërvitjen, pasi do të luajnë ëndrrën e Europës me objektivat e trajnerit Egbo që shkojnë larg në “Champions League”.

Dëshira është e madhe për të mbërritur larg me turet në Europë pas suksesit të arritur në Superiore. Albion Avdijaj është lojtari i parë i afruar nga bardheblutë, ndërsa nesër do të kemi edhe një tjetër zyrtarizim. Këtë herë flitet për Ardit Tolin, mbrojtësin që vjen nga Greqia dhe do të mbyll marrëveshjen përpara finales që do të luhet kundër Teutës. Lojtari është nisur për në Shqipëri së bashku me menaxherin e tij Drini Caushi me makinë, pasi nuk lejohet lëvizja e avionëve me Greqinë. Gjithçka do të mbyllet nesër dhe Tirana do të ketë edhe një tjetër futbollist kualitativ në skuadër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *