Ekskluzive/ Përflitet se do të mungojë kundër Anglisë, ja e vërteta për Armando Brojën që rrit sërish optimizmin

Më shumë sesa pikët dhe suksesi ndaj Anglisë, ajo që kërkojnë tifozët shqiptarë është konfirmimi i idhullit të tyre, Armando Brojës. Pra me dëshirën më të madhe që ky talent i ri të bëjë diferencën edhe ndaj futbollistëve më të mirë në Europë. Por në momentin që raportohet mbi mungesën e mundshme të këtij lojtari, zhgënjimi vihet re lehtë tek tifozët. Gjithçka nisi nga fjalët e Veselit që janë thënë në konferencën për shtyp, se mungesa e Gjimshitit dhe Brojës ndihet te Kombëtarja. Por si qëndron e vërteta e këtij rasti? Sulmuesi i Southampton pritej që të vinte në ditën e sotme për t’u grumbulluar me Kombëtaren.

“Sport Ekspres” siguron informacionin se Broja ka një problem me kaviljen dhe deri tani është mbajtur nga ekipi i Southampton për kontrolle. Fatmirësisht, në informacionet e siguruara deri tani nuk ka asgjë serioze dhe Armando do të jetë me Shqipërinë për ndeshjen kundër Anglisë. I vetmi dyshim është dita se kur do t’i bashkohet Kombëtare, teksa në rastin më të keq do t’i pres kuqezinjtë në Angli dhe do të vihet në dispozicion të Rejës për takimin me tre luanët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online