Ekskluzive/ Partizani mund ta dërgojë Eneo Bitrin në Çeki, mësoni ekipin e ri se ku pritet të luajë mbrojtësi më i mirë i Superiores

Eneo Bitri u rikthye te Partizani dhe u shndërrua në pak kohë si mbrojtësi më i mirë i kampionatit. Përpara se ky lojtar të vinte tek të kuqtë, ekipi po fuste ujë nga të gjitha anët. Më pas gjithçka u rregullua si me magji dhe performanca pozitive e këtij qendërmbrojtësi u shpërblye me një ftesë nga Shqipëria e Rejës. Për Bitrin ka mbërritur sërish momenti për një tjetër largim nga Shqipëria, ashtu siç ndodhi edhe më herët, teksa kaloi te Astana.

“Sport Ekspres” mëson se Partizani është në bisedime për ta dërguar Bitrin te Banik Ostrava në elitën e futbollit çek. Zyrtarizimi mund të jetë vetëm çështje kohe, ndërsa si kundërshtar Bitri do të ketë edhe mesfushorin tjetër të Kombëtares, Qazim Laçin, që firmosi në Çeki vetëm pak ditë më parë. Ostrava ndodhet në mesin e tabelës dhe është në garë për të kërkuar një vend në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online