EKSKLUZIVE/ Partizani kryen goditjen e madhe

“Demat” e kryeqytetit po përgatiten për edicionin e ri dhe drejtuesit po punojnë që ta forcojnë akoma dhe më shumë skuadrën. “Sportekspres.com” mëson ekskluzivisht se Edon Hasani është afrimi më i fundit i Partizanit. Marrëveshja është arritur dhe shumë shpejt 26-vjeçari do të hedhë të zezën mbi të bardhë.  Kështu, edicionin e ardhshëm shkodrani do të jetë pjesë e skuadrës së teknikut Skënder Gega.

Një afrim me shumë vlera për Partizanin, pasi mesfushorit ka një CV mjaft të pasur. Hasani ka luajtur në shumë skuadra. Së fundmi mesfushori ishte pjesë e Sepahan në Iran, por aventura e tij atje zgjati shumë pak. Në Shqipëri Hasani ka qenë pjesë e Kukësit dhe e Vllaznisë, ndërsa jashtë vendit ka luajtur me rumunët e Poli Timishoara dhe Çealaul, si dhe me bullgarët e Liteks Loveç. Shumë shpejt pritet dhe prezantimi i tij nga ana e klubit të Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *