Ekskluzive/ “Nuk kanë hedhur asgjë në ushqim”! Mjeku i Vllaznisë sqaron gjithë situatën: Ja emrat e lojtarëve që patën probleme

Përpara ndeshjes mes Vllaznisë dhe AEL Limasol te futbollistët e ekipit shkodran janë shfaqur shumë probleme. Lojtarët nuk janë ndierë mirë nga shëndeti duke pasur këputje trupore. Në media është folur shumë në orët e fundit për një helmim të mundshëm dhe të qëllimshëm nga ana e qipriotëve, nisur nga fakti se situata anormale erdhi pak orë para ndeshjes, por nuk rezulton e vërtetë. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me mjekun e Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, që na ka shpjeguar gjithë situatën dhe njëkohësisht na njohu me emrat e lojtarëve që kishin probleme.

“Kemi pasur problem me ndërrimin e klimës dhe ushqimin. Kanë nisur simptomat e para në orët e para të mëngjesit të ditës së ndeshjes. Shtatë lojtarë ishin me të vjella dhe dhimbje barku. Jonuzi kishte të vjella dhe dhimbje barku, diarre. Latifi po ashtu, Hoxhaj kishte këputje trupore. Adili kishte dhimbje stomaku, Dilaver, Krymi dhe Kruja e njëjta gjë. Probleme kanë shfaqur edhe tre nga rezervat. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga spitali atje por pritja ishte e madhe për një vizitë. Dërguam në fillim Latifin që filloj rasti i parë, por pastaj vendosëm t’i bëjmë sëmurin vetë futbollistëve në hotel se spitali kishte probleme me COVID-in.

E menaxhuam vetë situatën në hotel. Nesër në mëngjes kemi lënë vizitat në Shkodër me infeksionist dhe do të bëhen disa analiza që të jemi gati për ndeshjen e kthimit. Diagnoza e saktë është virozë e stinës që kalon me probleme stomaku. Nuk është hedhur asgjë në ushqim. Ushqimi nuk ishte i keq, por viroza kalon si helmim. Pra viroz i stinës që godet aparatin tretës, por diagnoza ishte virus”, tha Haxhaja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online