Ekskluzive/ “Nuk kam asnjë dyshim, Shqipëria është dëshira ime”! Shihni çfarë shkruante Andreas Ndoji kur iku nga Greqia: Nuk do e ndërroj më zgjedhjen (Dokumenti)

Andreas Ndoji bëri zgjedhjen që të gjithë i frikësoheshin. Pasi kishte kaluar nga Shqipëria te Greqia dhe sërish te Shqipëria, mbrojtësi vendosi që të shkonte përfundimisht te helenët. Së fundmi ai është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Olimpiakosi në ekipin e parë.

Vetëm pak kohë më parë, futbollisti do t’i dërgonte një letër FIFA-s ku i kërkonte që ta lejonin për të luajtur me Shqipërinë. “Familja dhe të parët e mi janë shqiptarë dhe unë jam rritur nga prindërit e mi sipas kulturës shqiptare. Gjuha ime amtare është gjuha shqiptare.

Kam pasur pasaportën e Greqisë dhe prandaj luajta me ta, u jam mirënjohës. Nuk kam asnjë dyshim që dëshira ime është të luaj me Shqipërinë, është ëndrra ime. E kuptoj impaktin e një vendimi të tillë, nëse do të më lejohet ky ndryshim, është i pakthyeshëm, përfundimtar”, shkruante Ndoj.

FIFA i dha të drejtë lojtarit që të luante me Shqipërinë, por sapo është ftuar për takimet e radhës nga kuqezinjtë, ftesa do të refuzohej pasi po luante te ekipi i parë i Olimpiakosit dhe dëshira kishte ndryshuar, tani kërkohej Greqia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *