Ekskluzive/ “Nuk ishte e thënë të merrja ekipin e parë”, Devolli rrëfehet pas dorëheqjes nga Tirana: Nuk jam trajner moshash

Bledar Devolli zgjodhi që të largohet nga Tirana U-19, ndërsa vetëm pak ditë më parë kishte fituar Kupën e Shqipërisë. Një vendim ky që ka surprizuar disi opinionin sportiv, pasi bardheblutë e vegjël kanë edhe ecuri pozitive në kampionatin e moshave.

Por vetë trajneri ka zbuluar për “Sport Ekspres” arsyen e largimit. Bëhet fjalë për një zgjedhje karriere, pasi nisur nga eksperienca dhe karriera e gjatë në futboll, meritohet më tepër sesa trajnimi te moshat. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e largimit, ndërsa Devolli shprehet se nuk ishte e shkruar që të merrte ekipin e parë të Tiranës përgjatë kësaj kohe.

“Kam dhënë dorëheqjen, e vërtetë. Nuk kam asgjë, thjeshtë dua të shoh për diçka më të mirë për veten time. Nuk ishte e thënë që të merrja ekipin e parë sepse për këtë shkova dhe sakrifikova. Falenderoj klubin dhe presidentin për këtë mundësi që më dhanë. Ishte një eksperiencë e mirë për mua. Dua të falenderoj ata djemë që punuan me mua me shumë profesionalizëm. I jam mirënjohës për gjithë jetën dhe u uroj karrierë të mbarë. Po kryesorja është se unë nuk jam trajner moshash. Tani dua një ekip të Superiores dhe që të ketë ambicie”, ka thënë Devolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online