Më 18 tetor të vitit të shkuar, Emir Sahiti do ti tregonte ish-ekipit të tij se sa shumë kishin gabuar me të. Një gol në rrjetën e Hajdukut të Splitit do të shënonte fillimin e një sezoni fantastik për të. Talenti shqiptar kaloi në formë huazimi në radhët e Sibenikut, ndërsa më parë ishte pjesë e skuadrës së njohur të Hajdikut, por e cila nuk besonte te aftësitë e tij duke e dërguar me ekipin e tyre të dytë.
Por gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë pas një sezoni kur Sahiti numëron 7 gola të shënuar dhe 2 asiste në elitën e futbollit kroat. Drejtuesti e Hajdukut të Splitit bëjnë prapakthehu dhe tashmë kanë vendosur që të thurin plane afatgjata me sulmuesin 22-vjeçar. “Sport Ekspres” mëson se Emir Sahiti dhe klubi kroat kanë gjetur marrëveshjen dhe kanë firmosur një kontratë 4-vjeçare, ndërsa ditën e nesërme do të bëhet edhe prezantimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/