Ekskluzive/ Ndarja për Superioren! Imami jep zgjidhjen: Të vazhdojë për Europën dhe mbijetesën, se për titull kampion…

Eni Imami ka folur për “Sport Ekspres” sa i përket mënyrës që kërkon vetë lojtari për të mbaruar kampionati shqiptar. Në ditën e nesërme do të merret edhe një vendim nga ana e UEFA-s, sesi do të vazhdohet të luhet në Europë.

Ajo që pret futbollisti i Skënderbeut është vazhdimi i garës atje ku edhe u la. Kjo pasi sipas asaj që shprehet Imami, është mënyra më e ndershme për garën që të zhvillohet lufta për mbijetesën dhe Kupat e Europës, pasi titulli kampion po shkon te Tirana.

“Besoj se kampionati do vazhdoj normalisht atje ku edhe u ndërpre. Është edhe me llogjik, kjo do të ishte ideale të vazhdojë atje ku u la. Edhe pse për ne lojtarët do të jetë e vështirë që të rimarrim veten se e para nuk dihet se kur do kthehemi në fushë dhe kur kjo të ndodhi, fillimisht duhet të bëjmë një fazë të shkurtër përgatitore që të vijmë në formë. Normalisht që ka për të zgjatur deri në fund të qershorit, pak pushim dhe nis edicioni tjetër në gusht. Pra ky vit paska qenë kismet kështu. Por për mua le të vazhdojë atje kampionati ku është ndërprerë. Kjo do ishte ideale se janë ekipet në lojë për “play out” dhe për Kupat e Europës, se për kampion nuk po them, se pak a shumë Tirana e ka një dorë te titulli”, u shpreh Imami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *