Talenti i Skënderbeut/ I zhvlerësoi golin Armando Brojës dhe festoi se mundi Shqipërinë, njihuni me surprizën Agon Elezi

Agon Elezi ishte një lojtar i panjohur për tifozët shqiptarë, ndërsa u afrua te Skënderbeu. I formuar edhe tek të rinjtë e Caen, ky futbollist ka spikatur menjëherë për talentin e tij. Një lojtar me cilësi të mëdha dhe që bën diferencën në fushën e lojës, për t’i dhënë edhe më shumë kualitet korçarëve.

Por në fakt për ata që merren me detaje sa i përket lojtarëve shqiptarë, nuk ka qenë edhe aq i panjohur. Kulmin e vëmendjes dhe një “luftë” e madhe do të ishte për Elezin me sportdashësit shqiptarë në ndeshjen Maqedonia e Veriut U-19-Shqipëria U-19 që përfundoi në shifrat 2-1 në 10 shtator të 2019.

Për ekipin e Dedes do të shënonte i përhershmi Armando Broja, ndërsa Jeton Dauti dhe Agron Elezi përmbysën gjithçka. Lojtarët e Maqedonisë së Veriut me në krye Agon Elezin do të festonin si të çmendur në dhomat e zhveshjes, ndërsa me shiritin e kapitenit, lojtari që sot luan me Skënderbeun do të shkruante: “Betejë e madhe, fitore e madhe kundër Shqipërisë dhe sa i lumtur për golin e fitores.”.

Nisur nga reagimi i menjëhershëm i tifozëve shqiptarë, vetë Elezi do të sqaronte atë situatë për “Shqiperia.ch”: “Ne jemi profesionist dhe unë nuk jam gëzuar për faktin që i shënova Shqipërisë, por për faktin që kam shënuar gol. Kjo do të jetë mirë për karrierën timë në vijim. Jam ndjerë shumë keq që i shënova Shqipërisë dhe ju betohem për këtë. Pas lojës jemi ndarë miqësisht me gjithë lojtarët e Shqipërisë dhe me disa nga ta jam bërë shok. Me Armando Brojan e Chelseat shkojmë shumë mirë. Por edhe me trajnerin e nderuar Nevil Dede, u përqafuam pas lojës dhe patëm një bisedë të këndshme.

Në ndeshjen e parë në Korçë, publiku po na ofendonte shumë dhe lojtarët maqedonas mundoheshin të ktheheshin nga tribuna dhe t’i shajnë. Isha unë ai që nuk i lejoja duke thënë: “Mos e shani Shqipërinë”. Si kapiten që isha, nuk e lejoja të shahej Shqipëria. Jo vetëm Shqipëria, por asnjë shtet tjetër. Ne jemi profesionist dhe vetëm duhet të luajmë në fushë”, do të shprehej Elezi.

Kjo pasi Shqipëria U-19 kishte luajtur disa ditë më parë me Maqedoninë e Veriut U-19 në Korçë, atje ku vetë Elezi është ndierë i ofenduar. Ndërkohë kur ishte në moshën 16-vjeçare ka pasur edhe një kërkesë të çmendur për t’iu bashkuar Shqipërisë U-21, që normalisht nuk do të realizohej, ndërsa nuk u pranua asnjë grupmoshë tjetër e kuqezinjëve prej tij. /Sport Ekspres/

(Pas fitores ndaj Shqipërisë U-19)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online