“Sarri mund të fitojë mashtrimin e madh”, komentatori i Juventusit: Të marrësh Skudeton pa fituar asgjë

Në ditën e nesërme do të mësohet edhe fati i Serisë A, atje ku UEFA ka organizuar një mbledhje emergjente nisur nga situata që ka përfshirë Europën. Komentatori i njohur i Juventusit dhe tifozi i flaktë i bardhezinjve, Francesco Oppini, ka folur edhe për një vendim të mundshëm për të mbyllur kampionatet në bazë të renditjeve aktuale. Mbi të gjitha, Oppini ka prekur temën e fitores së parakohshme të Juventusit:

“Në këtë moment ne nuk e dimë shumë nëse do të luhet më në Itali dhe Europë. Pipo Inzaghi rrezikon mundësinë që të ngjitet në Serinë A me Beneventon nëse kampionati nuk do të vazhdojë. Por këtë e do Maurizio Sarri. Pas shumë vitesh ai mund të fitonte diçka që rrezikon të jetë mashtrim i madh. Nëse gjithçka ndalon, pa ftiuar asgjë, Juventusi merr titullin këtë vit”, thotë Oppini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online