Ekskluzive/ “Kush është ky?”! Plori i kthen përgjigje Martinit: Nuk më ka pëlqyer as loja e Interit e as e Teutës

Nga Klaudio Ndreca

Luftë për titullin kampion dhe situata e ndezur në deklarata. Zëvendës trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, u shpreh disa ditë më parë se Teuta bën lojën më të shëmtuar nga ekipet që kërkojnë titullin kampion. Një mendim ky i Plorit që ka hasur kundërpërgjigjen e ashpër të Edi Martinit në “Rubrika Sportive”: “Nuk e njoh, nuk e di ku ka luajtur futboll, nuk e di ku ka drejtuar”.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar së fundmi me Elvis Plorin, që ruan respektin më të madh për trajnerin e Teutës pavarësisht kësaj përplasje në distancë. “Për mua nuk ka asgjë personale. Unë kam dhënë mendimin tim për skuadrës. Nëse Martini e kthen në personale vetëm sa iu bën qejfin mediave se unë e kam mik dhe e respektoj shumë”.

Përpara disa javësh hiqej vija e paralelizmit mes Vllaznisë dhe Milanit për faktin sesi këto dy ekipe me histori në vendet respektive dhe që kishin shumë vite pa u kthyer në kryesim, gjendeshin aq afër titullit kampion dhe në vendin e parë.

E nëse Plori e konsideruan si të shëmtuar lojën e Teutës, atëherë në të njëjtën mënyrë edhe Interi po arrin që të fitojë kampionatin në Serinë A ku ka kritika të njëjta. A është Vllaznia si Milani dhe Teuta si Interi nëse mund ta krahasojmë deri diku me realitetin italian? Futbolli më pak i bukur dhe pragmatist, është më rezultativ?

Teksa i drejtohet kjo pyetje, Plori shprehet: “Po e kam thënë këtë përpara se të thoja se Teuta bën lojë të shëmtuar kam thënë se Teuta ka pikën më të fortë mbrojtjen dhe eksperiencën. Kam thënë se jo më kot janë aty në vendin e parë. Por mua personalisht nuk më pëlqen loja që ka bërë Interi dhe Teuta. Them se ky koment nuk është për t’u ndierë i fyer”, mbylli Plori. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online