Ekskluzive/ “Jam në bisedime me një ekip të Superiores”, Mirsad Jonuz po mendon largimin nga Katari

Nga Klaudio Ndreca

Ish-trajneri i Vllaznisë dhe emri i njohur për ambientin sportiv në Shqipëri, Mirsad Jonuz, mund të thuhet se ka përfunduar angazhimin e tij me ekipin e Lusail City. Menjëherë pas ekipit shkodran do të niste aventura e re në Katar ku u rendit në vendin e gjashtë të kampionatit.

Jonuz është shprehur se mund të largohet nga Lusail, ndërsa ka oferta të tjera nga Lindja e Mesme. “Për momentin po presim që klubi të marrë licencën për t’u quajtur si klub profesional dhe po shqyrtoj ofertat e tjera që më kanë ardhur nga Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar ish-trajnerin e Vllaznisë për të kuptuar nëse ekizston mundësia për rikthimin e tij në Superiore. “Kam pasur disa biseda me një ekip shqiptar që ka luajtur në Europë. Do të shohim se çfarë do të ndodh. Ekziston shansi që të rikthehem për të punuar me një ekip shqiptar”, mbylli Jonuz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *