Ekskluzive/ I ofrojnë kontrata të majme dhe shifra të frikshme, në Arabinë Saudite kërkojnë…Ilir Dajën

Emisioni Koha Shtesë ka publikuar një tjetër puntatë kushtuar Kombëtares dhe legjionarëve tanë. Këtë herë e ftuar në emision ishte gazetarja e njohur sportive, Qeqa Krelani. Shumë tematika aktuale janë diskutuar me të rreth Shqipërisë, por krahasimi i bërë për Jasir Asanin ishte padyshim niveli tjetër. (Intervistën e plot me Qeqa Krelanin e gjeni në videon më poshtë).

“Shpesh them nëse Argjentina zbuloi dorën e Zotit, ne shqiptarët zbuluam këmbën e Zotit. E thëmë në mënyrë metaforike këtë për vlerat e Jasir Asanit. Lojtarët nga Kosova te Shqipëria? Nëse e zgjedh Shqipërinë nga fillimi, jemi të gjithë të gëzuar se ne në Kosovë duam bashkimin kombëtar, një Shqipëri të madhe. Po kur ti vjen te Kosova dhe trajneri të lë në stol, ti pastaj qan dhe thua po iki te Shqipëria, unë mendoj se ti mund të jesh gjithçka, vetëm shqiptar jo. Kjo do të thotë se ti e do për interes vendin tënd, se e do vetëm për arritjet e tua individuale. Nuk i kuptoj këta lojtarët e Kosovës për këto kalkulimet që i bëjnë, unë këtë e quaj skandal.

Ilir Daja? Ai ka më shumë oferta se të gjithë trajnerët dhe lojtarët e tjerë. Për të respektuar Dajën, unë nuk mund të tregoj emra ekipesh. Unë shpresoj t’i tregoj Daja vet, ka dy-tre ekipe që e kanë kërkuar edhe jashtë dhe të mos flasim për Arabinë Saudite, teksa nga ky vend janë munduar dhe mundojnë që ta joshin Dajën me kontrata të majme, shifra të frikshme”, ka thënë Krelani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *