Ekskluzive/ Goditja e madhe e Tiranës! 1 milionë euro vijnë për bardheblutë, mbushet arka e ekipit shqiptar pas shitjes së Ernest Mucit te Besiktas

Ernest Muci mund të quhet lojtari më i ri i Besiktas. Futbollisti shqiptar e ka mbyllur me Legian e Varshavës dhe është nisur menjëherë drejt Turqisë, atje ku do të firmos me gjigandët e Beshiktashit që drejtohen nga Santos.

Ky transferim sipas asaj që mëson “Sport Ekspres” pritet që të mbyllet për 10 milionë euro. Ndërkohë nga kjo lëvizje do të përfitojë shumë edhe Tirana. Një goditje e madhe dhe lëvizje e zgjuar e bardhebluve që në momentin e shitjes së Mucit te Legia për 500 mijë euro, ruajti edhe 10 përqind të kartonit. Pra në këtë shitje prej 10 milionë eurosh, Tirana përfiton rreth 1 milionë euro, dyfishi i çmimit të shitjes së Mucit te Legia. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online