Pasi ka humbur Superkupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut, Laçi tashmë e ka mendjen te kampionati dhe trajneri Mërgjyshi do të ketë një futbollist të ri nën urdhrat e tij. “Sport Ekspres” mësoi ekskluzivisht (më pas konfirmoi vetë klubi me postim dhe fotografi) se kurbinasit arritën marrëveshjen për mesfushorin Bojan Najdenov, 26 vjeç, i cili sezonin e fundit ka luajtur në Iran me Estegalin.
Mesfushori në fjalë ka luajtur për shtatë sezone në Maqedoni, përpara transferimit në Iran, teksa është stërvitur te Akademija Pandev kohët e fundit.
Presidenti Laska ka arritur që t’i dhurojë Mërgjyshit një element cilësor. Fizik, potencë, teknikë, sens pozicioni dhe sidomos goditje nga jashtë zone dhe të forta në drejtim të kuadratit.
16 gola për të gjatë karrierës, edhe pse roli është më shumë të ndërtojë lojë dhe të jetë një digë, me shtatlartësinë dhe fuqinë fizike.
https://www.youtube.com/watch?v=8rQQprtMz3o&feature=youtu.be
VLADIMIR PRENGA