Shqipëria barazoi në transfertën e Kazakistanit duke lënë një shije të hidhur sa i përket rezultatit, pasi kërkohej me patjetër fitorja. Megjithatë nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se me mungesat e Kombëtares krijohej një 11-she perfekte që ka qenë shtylla kryesore përgjatë këtyre viteve.
Elementet e rinjë janë shumë premtues, por sigurisht asgjë nuk mund të bëhet brenda pak kohëve. Përshtatja e tyre dhe njohja me ambientin e Kombëtares A, me mposhtjen e emocioneve dhe marrjen e më tepër përgjegjësive, kërkon disa ndeshje për të korrur frytet më të mira. Por për Rejën gjithçka është në rrugën e duhur pasi si objektiv kryesor është kualifikuesja për Europianin e ardhshëm. Trajneri shqiptar që po jep kontributin e tij në Kinë, Ergys Luga, e ka përshendetur aktivizimin e talenteve të rinjë me Kombëtaren, teksa në një prononcim për “Sport Ekspres” shprehet:
“Manifestim për t’u përshendetur është që më më fund dëgjojmë plane që gjithashtu në prioritet janë të rinjtë dhe kjo është në vazhdë të projektit të FSHF. Është për të ardhur keq kur çdo faktor foli në favorin tonë dhe ne nuk ditëm te ishim “helmues” para porte. Skuadra të këtij niveli duhen mundur thjesht dhe jo të na kënaq barazimi.
Fitorja nuk duhej diskutuar, por nuk ia dolëm pasi kishte oshilacione brenda grupit.Disa lojtar janë akoma për nivelin e U-19 dhe U-21, kërkohet kohë për përshtatjen. Gjithsesi e ardhmja duket premtuese. Kazakistani ishte qartësisht nën nivelin tonë, gabonin shpesh dhe mbrojtja e tyre fuste ujë. Nuk ditëm të shfyrtëzojmë ç’rregullimin e tyre. Nga ana tjetër duhet ta pranojmë se futbolli do lojtarë të këqinjë para porte që të mos kenë karakteristikën e individualistit, por të bashkëpunuesit. Barazimi mund të jetë rezultat i drejtë për mënyrën sesi shkoj ndeshja. Tani presim një frymë të re te Shqipëria me këta të rinjë dhe shumë elemente cilësorë për të ardhmen”, ka thënë Luga. /Sport Ekspres/