Në media është përfolur së tepërmi për afrimin e Bruno Telushit te Vllaznia. Një histori e mbyllur rreth një muaj më parë që hapet sërish si kapitull. Të paktën këto ishin raportimet, ku në ditën e sotme pritej zyrtarizimi i marrëveshjes.
Mesfushori do të reagonte për “ABC News” duke u shprehur se ndihej i ofenduar me pagesën e ofruar nga klubi që nuk prekte as 40% e propozimit të parë.
“Sport Ekspres” ka kontaktuar me njeriun e parë të kësaj Vllaznie të re europiane, Alban Xhaferin. “Ne si ekip, kur mbyllim një kontratë e japim në faqen zyrtare. Sa i përket negociatave nuk japim deklarata. Pastaj kjo situata në media me Telushin është pjesë e fantazive gazetareske dhe të menaxherëve”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/