Ekskluzive/ Është lojtar i lirë dhe e ka të vështirë që të gjej një ekip, bie edhe pista e Turqisë për Rei Manajn

Rei Manaj vazhdon që të mbetet pa ekip, teksa në merkaton e dimrit e mbylli aventurën me Watfordin. Sulmuesi shqiptar nuk po gjente një tjetër skuadër pasi të gjithë ishin kompletuar, ndërsa zgjodhi që lëvizjen e tij ta kryente në merkaton e verës.

26-vjeçari stërvitej ende te Watford gjatë periudhës së kampionatit, për të mos humbur ritmin. Megjithatë edhe pse një lojtar i lirë, Manaj nuk po e gjen ende ekipin e ri. Në mediat turke u përfol për një interesim të Goztepes nga Liga e Parë e Turqisë karshi këtij lojtari.

Por me informacionet e siguruara nga “Sport Ekspres” pranë klubit turk, e gjitha kjo është e pavërtetë. Goztepe nuk e ka futur ende në radarin e saj Rei Manajn dhe futbollisti pritet që të ketë një tjetër drejtim për karrierën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online