Ekskluzive/ Drejtori sportiv i Teutës, Shyti flet për Kallakun: Ikën jashtë Shqipërisë, por…

Artan Shyti ka marrë një rol të ri në ekipin e Teutës. Gjithmonë ka qenë pranë këtij klubi, por këtë herë kontributi do të jetë i drejtpërdrejtë në rritjen e ekipit dhe sjelljen e futbollistëve që mund të lënë gjurmë në kampionatin shqiptar.

Një detyrë disi më ndryshe kjo, por gjithsesi Artan Shyti mbetet jo vetëm një njohës i mirë i Teutës, por gjithë futbollit shqiptar në tërësi. Pikërisht për këtë arsye i është besuar, pasi e njeh mirë edhe gjendjen e kundërshtarëve të durrsakëve, për të bërë bilancin dhe për të sjellë te Teuta ata futbollistë që i sigurojnë ekipit pozicione sa më të larta dhe të jetë mbi kundërshtarët.

Në një intervistë për “Sport Ekspres” është folur edhe për çështjen e nxehtë, Sherif Kallaku. Ky talent kërkohet nga të gjithë dhe u fol se në janar largimi do të ishte i sigurt. Megjithatë, gjithmonë e ka një “por”.

Si erdhi propozimi për të qenë pjesë e Teutës në këtë post?

Unë kam qenë pjesë e Teutës gjithmonë, por kërkesa për këtë pozicion lidhet me ndryshimet që duhen bërë në strukturën e klubit për të krijuar një model bashkëkohor për mënyrën e funksionimit të tij.

Duke parë gjendjen e lojtarëve, por edhe merkaton e janarit që po afron. Deri ku mund të shkojë largpamësia nga Teuta?

Teuta ka synime elitare, ashtu si gjithmonë. Po mendojmë që të bëjë disa ndërhyrje atje ku kërkohet më shumë cilësi. Kështu mund të përputhim ambiciet tona me performancën e ekipit.

Sherif Kallaku është thënë se do të largohet në janar. Ka ndonjë shans për të ndryshuar ky vendim dhe do të jepet vetëm për ekipet jashtë Shqipërisë, apo mund ta shohim edhe në Superiore me një tjetër ekip?

Kallaku mund të largohet vetëm jashtë Shqipërisë, nëse do të gjykohet. Por ambiciet e ekipit për kampionatin mund të modifikojnë qendrimet mbi talentet. Gjithmonë këtu do të bëhet me mirëkuptim me ta.

Ku do të jetë fokusimi juaj më i madh në merkaton e janarit dhe në cili vend po shihni më shumë lojtarë për t’u afruar?

Mendoj se sulmi duhet të përforcohet sepse nuk jemi në parametrat që kërkon kryesimi në Superiore. Pastaj për repartet e tjera, nuk kemi emergjenca. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online