Shqipëria do të përballet me Moldavinë në ndeshjen e parë të muajit qershor. Kuqezinjtë vijnë pas humbjes me Poloninë, por duke bindur me performancën e tyre. Silvinjo duket se ka ngrohur mbështetësit e Kombëtares dhe kjo reflektohet në biletat e shitura.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, deri tani janë shituar afërsisht rreth 14.000 bileta. Ky numër është shumë i kënaqshëm duke marrë parasysh emrin e rivalit që kemi përballë dhe kur jemi dy ditë nga përballja. /Sport Ekspres/