Ekskluzive/ “Brojën nuk e njihnim deri sa na bëri dy golat”! Mundën Gjermaninë, në Hungari: Goditja e fundit që kemi marrë ishte me Shqipërinë, ja pse na mundën

Nga Klaudio Ndreca

Hungaria rezulton të jetë hirushja e Europës. Në një grup me Kombëtare si Italia, Gjermania dhe Anglia, ky ekip është duke kryesuar në vendin e parë. Në mbrëmjen e djeshme erdhi një tjetër fitore historike, këtë herë ndaj Gjermanisë në shifrat 0-1. Goditja e fundit që Hungaria ka pësuar ku edhe trajneri Rossi u vendos disi në pikëpyetje ishin ato me Shqipërinë, që u vendosën nga Broja.

Një goditje që edhe vetë italianit të Hungarisë i la një shije të hidhur, ndërsa pas takimeve do të shprehej: “Uroj ta kemi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për t’u përballur”. Pas fitores së djeshme, gazetari hungarez Balazs Dajka na tregon për Sport Ekspres se përse Hungaria humbi me Shqipërinë në ato ndeshje dhe se çfarë ndryshoi papritur.

“Në fakt, dy humbjet me Shqipërinë ishin ndeshjet e fundit kur ne kemi pasur pak shije të keqe. Por Hungaria mund të luajë shumë më mirë ndaj Kombëtareve të mëdha, si Gjermania. Në tre ndeshjet e fundit kemi pasur këto rezultate me ta (2-2, 2-1, 1-0), me Anglinë në tre ndeshjet e fundit (1-1, 1-0, 4-0) apo barazimi 1-1 me Francën në Europian. Kjo sepse forca jonë e madhe është bashkimi i grupit dhe ana taktike e trajnerit Rossi, i cili është në nivel tjetër. Ai di sesi të mbrohet dhe të v.ras Kombëtaret e mëdha.

Me Shqipërinë ishte një histori tjetër, se ne e kishim topin dhe duhej të ishim kreativ. Kjo shkakton problem te ne, se nuk kemi shumë lojtarë kreativë. Vetëm Szoboszlai dhe Gazdag, por pjesa tjetër nuk janë kaq të mirë. Broja na shënoi dy gola. Sinqerisht ua them, Brojën nuk e njihja, deri kur na shënoi ne. Më pas kërkova për të dhe më rezultoi se ishte një pjesëtar i akademisë së Chelsea, aty e kuptova për kualitetin që zotëron dhe 6 golat me Southampton e treguan. Nuk e di nëse e mori një vendim të mirë për të qëndruar te Chelsea duke parë konkurrencën, por ta shohim si do t’i shkojë”, shprehet gazetari hungarez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online