Ekskluzive/ “Bëhet parlamenti, pse ndalohet futbolli me 20 veta?”! Analiza ndryshe e trajnerit: Partizani e ka fatale mbylljen e Superiores

Nga Klaudio Ndreca

Ku ndodhemi dhe ku do të shkojmë? Kjo është pikëpyetja e madhe e gjithë klubeve në Europë dhe Shqipëri, ndërsa ende nuk janë bërë mirë llogaritë e katrahurës që ka krijuar pandemia e Koronavirusit. E keqja më e madhe është fakti se nuk po shihet ende drita në fundin e tunelit, ndërsa çdo ditë që kalon është kosto e humbur dhe këtu flitet për para me vlerë të madhe.

E sikur të mos mjaftonte kjo, probleme të tjera vijnë për lojtarët që kanë të bëjnë edhe me pjesën psikologjike. Për të vetmen gjë që nuk flitet në vendin tonë, pasi shqiptarët i konsiderojnë si imun dhe të paprekshëm në këtë drejtim. Megjithatë në bazë të një studimi të fundit, shumë lojtarë profesionistë në Europë po vuanin nga depresioni në këtë periudhë.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me trajnerin Oltion Kërnaja, që më parë ka qenë në drejtimin e Tërbunit, ndërsa tani ka akademinë e të rinjëve “Don Bosko”. Temat e prekura kanë qenë nga më të ndryshmet, ku jemi ndalur në domosdoshmërinë e futbollit për të rifilluar brenda pak kohësh.

Si kalohet karantina dhe një ditë anormale në këto kushte që jemi për një trajner. Pra si mbushet 24 orëshi juaj në këtë periudhë?

Atëherë zgjimi bëhet gjithmonë herët rreth orës 7-8 të mëngjesit. Sipas mundësive me 60 minuta stërvitje në ditë, këto të gërshetuara me vrapime, biciklet që është brenda fashave të lejuara të orarit. Rreth dy apo tre orë në ditë shoh ndeshje të kaluara, duke bërë vetë analizën taktike-teknike të tyre. Bëhet fjalë për ndeshje të kampionateve elitare dhe ato në Shqipëri. Pjesa më e madhe e ditës mbushet duke studiuar futbollin, mënyra të reja të stërvitjeve, duke përgatitur skema stërvitore. Zgjimi bëhet herët edhe pse rrimë në shtëpi, pasi rregjimi nuk duhet të prishet.

Mendoni se futbolli dhe stërvitjet duhet të kthehen në 4 maj? Pra ka rrezik për futbollistët, apo e shihni paksa të ekzagjeruar këtë gjendje?

Futbolli duhet të fillojë, ndoshta 4 maji është datë shumë e afërt. Por data 15 maj duhet të rifillojë me stërvitjet. Kushtet duhet të plotësohen, masat të jenë maksimale, duhet të bëhen kontrolle dhe testet çdo javë futbollistëve. Nëse futbollistët janë të karantinuar në shtëpi gjatë 60 ditëve dhe nuk kanë pasur shenja, atëherë t’ju bëhet testi dhe të dalim në stërvitje dhe të jenë po të karantinuar. Nëse asnjëri nuk ka kontakt tjetër, nga se do e marrin virusin?

Futbollistët nuk duhet të rrinë gjatë pa stërvitje dhe duke marrë parasysh ndeshjet me kalendarin e ngjeshur, mund të sjellë dëmtime serioze. E gjitha kjo për futbollin se për sportet individuale nuk duhet të pezullohen, nuk e kuptoj se përse bëhet. Tenisi në rastin konkret, nuk ke kontakt fare me kundërshtarin, vetëm me raketën dhe topin ke të bësh, që mjaftojnë dorezat.

Sa e rëndësishme është për klubet që kampionati të mbyllet në fushë?

Po është sepse e drejta televizive sjellë zero të ardhura, biletat zënë shumë pak, atëherë e vetmja mundësi është që të marrësh të ardhura nga Europa. Ne kemi rastin e Partizanit, që nëse nuk luhet kampionati, atëherë mbetet jashtë Europës. Është një ekip me shpenzime deri në 2 milionë euro dhe do të ishte fatale nëse përfundon jashtë.

Fasoneria dhe disa kompani të veçanta që kanë numër të madh punëtorësh kanë funksionuar përgjatë kësaj kohe. Përse futbolli nuk mund të bëhet me rregulla të veçanta?

Përderisa kemi disa raste si fasoneria, por edhe parlamenti, ku brenda një ambienti janë më shumë se 120 persona, atëherë përse në 5 mijë metra katrorë nuk mund të qendrojnë as 20 veta? Atëherë krijo kushte dhe rregulla, kontrollo ekipet. Në çdo javë të bëhen testet dhe t’i mbuloj klubi ato shpenzimet.

Gjithmonë ka ekzistuar një polemikë mes mjekëve edhe në Shqipëri, nëse virusi ka qenë prezent për herë të parë në fund shkurti(në mars rasti i parë i kapur te ne) apo që në janar. Ti vetë në punën tënde, ke parë diçka anormale në janar?

Të them të drejtën këto simptoma të këtij virusi janë të ngjashme me të tjerat. Edhe në median tuaj te “Sport Ekspres” apo në vende të tjera, kam parë disa shkrime se në janar janë treguar shqetësime nga lojtarët. Edhe në disa raste tek fëmijët e akademisë kemi pasur raste gripale, por mjekët na kanë thënë që janë simptoma virale të kohës.

Në Shqipëri janë të pakët ata që e ngrenë zërin për rëndimin psikologjik të fëmijëve në këto kohë. Por sipas një studimi të fundit, në depresion kanë kaluar edhe shumë lojtarë të rritur. Por në vendin tonë nuk kthehet në temë diskutimi, kaq imun jemi ndaj këtij problemi?

Pjesa që do e vuaj më shumë është ajo e fëmijëve, sidomos në aspektin psikologjik. Duke qendruar të frikësuar për diçka që nuk e njohim as ne. Sepse një fëmijë 16 vjeç gjatë gjithë kohës është përgatitur që duhet të punoj shumë dhe të mos bëj asnjë ditë mungese. Tani pas 4-5 muajve, pasi flitet se futbolli i moshave do të kthehet më vonë, madje është thënë për në shtator. Atëherë fëmija do vuaj shumë, do të ketë mangësi dhe puna prej vitesh do të hidhet poshtë. Është njëlloj si të ketë pësuar dëmtim, por akoma më e keqe është për një të ri të moshës 18-19 vjeç që e ka pasur sezonin e fundit tek të rinjtë. Ku do të shkojë në shtator? Se 6 muaj pa futboll janë shumë dhe do të duhet kohë e gjatë për ta rikuperuar.

Kur e gjitha kjo të mbyllet, beson se do të ndihen gjatë efektet e kësaj pandemie që shumëkush po e quan Lufta Botërore 3, apo i qendron shprehjes se koha është ilaçi më i mirë?

Dihet se pas çdo lufte, problemet fillojnë të ndihen edhe më mbrapa. Futbolli ka pësuar goditje të mëdha dhe në botë është në ndër bizneset që renditen më lartë, duke u rreshtuar krahë naftës. Vetë faktet se një sportist po shitet me cmime stratosferike, atëherë edhe humbjet do të jenë të këtyre niveleve. Nëse deri dje një ekip ka blerë një lojtar për 100 milionë euro, çmimet pritet që të bien me 20%.

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online