Ekskluzive/ Alban Xhaferi zbulon premion nëse Vllaznia fiton ndaj Tiranës: Kam marrë shumë telefonata…

Nga Klaudio Ndreca

Shumë kohë kanë kaluar që nga hera e fundit kur Vllaznia shihej si favorite kryesore në një përballje me Tiranën dhe ku diskutohej për një faturë me çmim të lartë, për atë të titullit kampion. Të dyja ekipet e kanë këtë aspiratë, ndërsa këtë herë janë shkodranët që shihen më afër suksesit.

Në futboll matet gjithçka me rezultat dhe shifrat favorizojnë dukshëm ekipin e drejtuar nga Brdariç. Për më tepër fitorja shkon gjithmonë në krahun e atyre që e dëshirojnë më tepër, me një uri të madhe për sukses që përkon sërish te i njëjti kamp. Por kjo nuk do të thotë se llogaritë janë të mbyllura pasi për këtë do të flasë fusha në 90 minutat e klasikes.

Të gjithë pyesin: “Çfarë e bëri Vllazninë që të ndryshonte kaq rrënjësisht?”. Asgjë më shumë sesa fakti që kuptohet lehtësisht se futbolli nuk është vetëm një pasion, por edhe profesioni i të gjithë lojtarëve që e kanë këtë sport si punën e vetme dhe për këtë arsye financat nuk duhet t’i mungojnë për asnjë arsye të vetme, në rast dështimi apo suksesi.

Këtë pjesë e ka mbuluar më së miri sponsori i ri i Vllaznisë, Alban Xhaferi, që për vetë protagonistët konsiderohet si një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur skuadrës në këto vitet e fundit. Pa lënë jashtë këtu edhe trajneri Bradriç dhe të gjithë stafin që punoi për të ndërtuar Vllazninë që shohim sot.

Por nëse në përballjen e parë të këtij sezoni për Vllazninë cilësohej klasikja si prova e së vërtetës, kjo provë u kalua me sukses. Tanimë kërkohet që të hasen sa më pak pengesa gjatë rrugës pasi askush nuk e gjen të shtruar “tapetin e kuq” për të prerë shiritin i qetë. E për këtë arsye, Xhaferi vjen për t’i dhënë një motiv shtesë për futbollistët që ta mbyllin 2020 si një kartolinë të bukur: “Po, do të ketë premio prej 5 milionë lekësh në rast se Vllaznia do të fitojë ndaj Tiranës”, u shpreh Xhaferi për “Sport Ekspres”.

E teksa i kërkojmë një krahasim për emocionet, ndjenjën e përgjegjësisë dhe mënyrën sesi shkodranët kanë reaguar për ekipin e basketbollit që Xhaferi ka në drejtim e gjendjen aktuale teksa po shtyn skuadrën e futbollit drejt suksesit, Albani e sheh po me të njëjtin përkushtim.

“Si tifoz emocioni kur fiton Vllaznia është i njëjtë si në basketboll edhe në futboll. Por ndeshjet mes Tiranës dhe Vllaznisë, si një klasike që është, përjetohet në një mënyrë pak më të veçantë. Për fatin e keq ne na mungon tifozeria në shkallët e stadiumit dhe emocioni do të ishte i jashtëzakonshëm. Në basketboll kam pasur fatin që ta provoj ndjesinë me tifozerinë që buçiste në shkallët e pallatit të sportit.

Kam pasur edhe një mori telefonatash nga shkodranët që jetojnë në Tiranë dhe ata që jetojnë në Shkodër për të qenë pjesë e ndeshjes. Kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë me Vllazninë. Por i kërkoj që të na mirëkuptojnë për pamundësinë për shkakun e kushteve që kemi në stadium, pavarësisht dëshirës së madhe që ata kanë”, u shpreh Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online