Tirana është vetëm një hap mbërritjes në grupin e “Europa League”. Bardheblutë kanë kaluar me fat turin e tretë të këtij kompeticioni pa qenë e nevojshme që të luhet një përballje, duke u zgjedhur së bashku me Ludogorest për të shkuar menjëherë në “Play-Off”. Por cilët janë rivalët e mundshëm të Tiranës që e pengojnë për të mbërritur te suksesi?
Deri në këtë moment janë mësuar 5 kundërshtarët nga 8 të mundshmit që mund të ndeshen me bardheblutë. Një tjetër takim mund të vijë me Crvena Zvezdën, ndërsa gjithashtu edhe kampionët e Kroacisë që janë rikthyer në shtëpi nga Uzuni, duke mos pasur mundësinë për të mbërritur në “Champions League”, mund të kenë një përballje me Tiranën. /Sport Ekspres/