Ndeshje prestigji për Teutën! Vjen si arbitër kryesor francezi që nervozoi Nejmarin ndaj Marsejës

Nga Klaudio Ndreca

Përballja ndaj Granadas do të jetë e gjitha vetëm prestigj për Teutën. Ekipi durrsak nuk ka asgjë për të humbur përballë skuadrës së La Liga-s, ndërsa në fushë do të futet pa presion dhe do të kërkojë që të marrë maksimumin. Një mrekulli në këtë përballje do ta kthente Teutën në kryeqendrën mediatike jo vetëm në Shqipëri, por njëkohësisht edhe në Spanjë. Vetë formati i këtyre ndeshjeve të Europës ku nuk e ka një tjetër përballje kthimi, për të rikuperuar gabimet, ka sjellë shumë surpriza.

Duke shpresuar se edhe Teuta do të bëjë një të tillë, një arbitër me emër do të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje. Bëhet fjalë për francezin Willy Delajod i cili ka drejtuar shumë takime në “Ligue 1” dhe kryesisht të PSG-së, duke pasur gjithë eksperiencën mbi shpatulla. Madje ka qenë edhe arbitri më i përfolur në Francë në këto ditë të fundit pas takimit mes PSG dhe Marsejës. Nejmar i ka kërkuar vazhdimisht llogari Delajod që në këtë ndeshje ishte gjyqtari i katërt se duhej të kishte dëgjuar thirrjet raciste të Alvaro Gonzalez. Do të jetë pikërisht ky arbitër që do të drejtojë takimin Teuta-Granada, me UEFA-n që ka zgjedhur një emër të denjë për skuadrën spanjolle. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online