“Ekipi i Tiranës është më i madh se i Kukësit, këtu ka shumë tifozë”! Vesel Limaj: Po luajmë futboll të bukur, kryesojmë me meritë

Vesel Limaj ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Mesfushori i Kukësit është shprehur se ekipi i Tiranës është shumë më i madh se i Kukësit ku ka luajtur më parë, kjo edhe në saj të mbështetjes së tifozerisë. Limaj ka thënë se bardheblutë po kryesojnë me meritë në Superiore.

“Deri tani kemi treguar shumë kualitet. Jemi në vend të parë me meritë. Ne kemi treguar futboll shumë të mirë. Jemi skuadër që shënojmë shumë gola. Nuk mund të them se mesfusha e Tiranës është më e mira, por jemi shumë mirë. Kemi 6 muaj që luajmë bashkë dhe njihemi mirë. Nuk mund të them se mesfusha është sekreti i Tiranës.

Xhixha dhe Seferi janë në një formë shumë të mirë. Edhe në mbrojtje jemi mirë, kemi pësuar pak. Harmonia në ekip është shumë e mirë. Me të gjithë jemi shumë mirë. Edhe te Tirana edhe te Kukësi, kam luajtur në të njëjtin pozicion. Ndryshimi mes Tiranës dhe Kukësit? Klubi i Tiranës është shumë i madh. Ka shumë tifozë. Luajmë gjithmonë me shumë tifozë dhe kjo të jep më shumë emocione”, tha Limaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online