Ekipi i Serisë A nuk heq dorë nga Nedim Bajrami, Empoli i cakton çmimin përfundimtar

Sezoni fantastik i Nedim Bajramit me Empolin “zgjoi” interesin e shumë skuadrave italiane. Në veçanti Fiorentina, e cila i është “vënë pas” mesfushorit shqiptar, për ta patur në skuadër për kampionatin e ardhshëm. Objektivi kryesor i skuadrës, Giovani Lo Celso duket se nuk do të arrihet dhe alternativa e duhur është Bajrami.

Trajneri i Empolit dëshiron ta mbajë në skuadër dhe për një vit tjetër, por një ofertë prej 10 milionë eurosh do të ndryshonte gjithçka. Nëse Fiorentina është e gatshme të ofronte këtë shifër, atëherë drejtuesit e Empolit do të pranonin largimin e një prej lojtarëve më të talentuar në ekip. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *