Frosinone është “e fiksuar” pas talenteve shqiptarë. Teksa transferuan Marvin Cunin nga kategoria e tretë në Gjermani për ta sjellë në Serinë A, këtë herë marrin Justin Ferizajn. Mesfushori 18-vjeçar ishte pjesë e Shamrock.
Tani ai ka kaluar zyrtarisht te Frosinone. Mbetet të shihet nëse Ferizaj do t’i bashkohet ekipit të parë të Frosinones apo do ta nis aventurën nga moshat e ekipit italian. Ky lojtar ka përfaqësuar grupmoshat e Irlandës dhe është ende në kohë për të zgjedhur Shqipërinë. /Sport Ekspres/