Ekipi i Berluskonit shkruan historinë, ia del të ngjitet në Seria B pas 19 vitesh

Në Monza nisin festimet. Pas 19 vitesh ekipi i drejtuar nga Kristian Broki dhe me president Silvio Berluskoni është rikthyer në Serie B. Që pas blerjes së ekipit provincial ish lideri i Milanit dhe drejtori sportiv janë zotuar se do të shkruajnë historinë duke e çuar në Seria A dhe pse jo të fitojnë tituj të rëndësishëm. Suksesi vjen me ngadalë dhe Monza është në hapat e duhur.

Me hashtagun #LaBèinBrianza klubi nga Lombardia ka publikuar një video që tregon të gjithë sezonin ekipit të udhëhequr nga Broki në ligën e tretë italiane, ku përfshihen golat, emocionet, momentet e festave nga tifozët, trajneri ddhe drejtuesit. Silvio Berluskoni është një person i lindur për të fituar. Këtë e ka treguar në politikë ku ka qenë kryeministër, si dhe historinë e papërsëritshme me klubin e Milanit. Mbetet për tu parë deri në cçfarë shkalle do të jenë sukseset me Monzën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *