Ekipi i Armando Brojës siguron zyrtarisht mbijetesën në Premier League, por kjo nuk duhet ta lumturojë sulmuesin shqiptar

Dukej sikur Southamptoni e kishte siguruar prej kohësh mbijetesën në Premier League. Pas ecurinë fantastike të rezultateve, ekipi i Hasenhutl ishte në garë edhe për Europën në një moment. Pasi ky mision u vështirësua, nisi rënia e lirë.

Vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit e vendosën seriozisht në vështirësi skuadrën e Armando Brojës. Për shkak të ndeshjeve të shumta që kishte luajtur, matematikisht Southampton po rrezikonte qëndrimin në Premier League, kur dy ndeshjet e mbetura ishin kundër Totenham dhe Liverpul.

Megjithatë sot është siguruar matematikisht qëndrimi në elitë. Pas barazimit të Lids ndaj Brighton në shifrat 1-1, tashmë Lids ka 5 pikë më pak se Southampton dhe vetëm një ndeshje në dizpozicion për të luajtur. Në krahun tjetër Ëatford dhe Norëich e kanë prerë prej kohësh biletën e tyre, për të plotësuar numrin e ekipeve që do të zbresin në Championship.

Por ky lajm nuk duhet ta lumturojë shumë sulmuesin shqiptar. Menjëherë sapo Southampton dukej në pozita të sigurta dhe pa objektiva, Hasenhutl nisi që ta linte në stol Brojën, duke kërkuar edhe uljen e vlerës së kartonit për ta blerë nga Chelsea. Një strategji kjo që nuk është e padëgjuar dhe ka ndodhur më herët me shumë lojtarë.

Menjëherë sapo pozita nisi të vështirësohej, Broja u rikthye sërish si titullar. Pra në ndeshjet e ardhshme që do të jenë prestigji ndaj Liverpul dhe Totenhem, sulmuesi shqiptar mund të gjendet sërish në pankinë, me Southampton që e ka të siguruar mbijetesën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online