Leonardo Bonuçi mund të lërë Milanin pas vetëm një viti që nga ardhja e tij nga Juventusi… Sipas asaj që zbulon “Corriere della Sera”, Alesandro Luçi, agjenti i kapitenit të “Djallit”, të martën do të ketë takim deçiziv me Antero Henriken, drejtorin sportiv të francezëve, në Paris.
Të hënën do të formalizohet oferta e PSG, pasi edhe situata kuqezi të jetë e qartë sa i përket gjyqit të KAS-it në Lozanë dhe Këshillit të ri Administrativ, me Paulo Skaronin president.
Vetëm atëherë, pasi të ketë reflektuar gjatë, Leo do të marrë një vendim.
Por, sipas “Repubblica”, ai duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar, pasi mesazhet e vazhdueshme të Bufonit nga Parisi po e bindin.
Bonuçi fiton 10 mln euro në sezon bashkë me bonuset, teksa Milani pagoi 44 mln euro për ta siguruar nga Juventusi. Nuk dihet se sa do të kërkojnë kuqezinjtë, por vështirë të bien poshtë 36 mln eurove.