Egoja më e madhe në Kombëtare apo në klub? Shehu: Në Kombëtare lumturon një komb, në klub bën të lumtur vetëm një qytet

Julian Shehu ka dhënë një intervistë për median polake “Meczyki.pl”. Tema e diskutimit ka qenë përballja e “play off”-it për Kupën e Botës 2026 me Shqipërisë dhe Polonisë. Mesfushori i Vidzev Lodzit ka thënë se Kombëtaret e njohin mjaft mirë njëra-tjetrën, pasi janë përballut 3 herë në 2 vitet e fundit. I pyetur nëse egoja për një lojtar është më e madhe në klub apo në Kombëtare, Shehu është përgjigjur se në Kombëtare lumturon një komb të tërë, ndërsa në klub bën të lumtur vetëm një qytet.

“Në dy vitet e fundit kemi luajtur tre herë me Poloninë. Kështu që e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Sipas mendimit tim, Polonia ka shumë lojtarë të mirë. Keni cilësi të mira. Me trajnerin e ri, të cilin e njoh, keni bërë një progres të mirë.

Egoja është më e madhe në klub apo në Kombëtare? Në Kombëtare luftojmë për kombin tonë, në klub luftojmë për tifozët tanë. Nëse bëjmë mirë punën në Kombëtare, atëherë një komb i tërë do të jetë i lumtur. Nëse bëjmë mirë punën në klub, atëherë një qytet do të jetë i lumtur.  Pra janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Nuk mund t’ju them në cilën prej tyre kam egon më të madhe. Në klub egoja ndryshon, objektivat ndryshojnë”, ka thënë Julian Shehu./Sport Ekspres/