Egnatia sfidon kampionët e Danimarkës, ekipi i Dedes është gati për natën europiane

Mbrëmjen e sotme rikthehet Conference League. Egnatia është gati për përballjen e saj të dytë europiane. Këtë herë ekipi i Nevil Dedes do të sfidojë kampionët e Danimarkës. Bëhet fjalë për Aarhus-in.

Ndeshja do të luhet në Daninarkë, duke nisur nga ora 21:00. Egnatia po përjeton një formë mjaft të mirë si në Europë, ashtu edhe në kampionat. Rrogozhinasit barazuan me Midtjylland-in në shtëpi një javë më parë, ndërsa në fundjavë mposhtën Vllazninë me shifrat 3-1. Mbetet për t’u parë nëse kampionët e Shqipërisë do të arrijnë të befasojnë danezët në transfertë mbrëmjen e sotme./Sport Ekspres/