Egnatia, nëntori si muaj “mjalti”

Të bindur për suksesin ndaj Tërbunit, rrogozhinasit kanë ndërtuar një skuadër që luan thjesht e bukur. Synohet vendi i parë

Fatmir Efica

Të ëndërrosh është gjithnjë bukur. Por, Egnatia ka treguar gjatë këtyre tetë javëve të para të këtij sezoni se është një skuadër që nuk sheh “ëndrra me sy hapur”. Përkundrazi, i vlerëson shumë seriozisht të gjitha sfidat. Luan një futboll të thjeshtë e të bukur dhe pikërisht prej stilit interesant e surprizave të bukura që ka dhuruar pozicionimin në vendin e dytë në renditje e ka përligjur me rezultate konkrete.

NDESHJA – “Vëmendja kryesore për Egnatian, futbollistët e stafin e saj drejtues është të rikthehen te fitorja në shtëpi. Kanë fituar vetëm në javën e parë ndaj Vllaznisë B 1-0 në Rrogozhinë. Kështu që sikurse starti edhe finishi, për ne ka rëndësi ta kalojmë me sukses, – u shpreh dje sekretari i Egnatias, Petrit Hazbiu. “Puna e bërë me ekipin ka qenë mjaft e mirë. Forma e futbollistëve gjithashtu mjaft pozitive. Vërtetë gjatë këtij muaji, me ecurinë e frymën e motivimit që ka skuadra jonë na duket sy ky nëntor ngjan me një muaj “mjalti”. Ndeshja, e dimë që do të jetë tepër e fortë pasi edhe Tërbuni nuk po vlerësohet nga pozita aktuale por nga fakti se gjatë viteve të fundit ky ekip ka luajtur deri në Superiore dhe ka një stil të vetin. Por, në dy fazat e tjera, Egnatia do të jetë edhe më e fortë dhe kompetitive duke mos pasur asnjë kompleks për garën e fortë mes tërë rivaleve të tjerë në grupin A”.

TIFOZËT – Masat speciale janë duke u marrë nga Bashkia e Qytetit, klubi dhe Komisariati i Policisë që atmosfera e zhvillimit dhe e mbarëvatjes së ndeshjes të jetë e gjitha nën frymën e rregulloreve të përcaktuara nga FSHF-ja. “Entuziazmi do të jetë si gjithnjë i zjarrtë prej tifozëve rrogozhinas, ndoshta, pse jo dhe prej atyre mysafirë. “Atmosfera e përgatitjeve edhe nga vetë tifozët do të jetë e monitoruar më shumë kujdes. Si në parullat e banerat që vendosin në vendet e përcaktuara të fushës apo tribunave, ashtu dhe në tribunat ku qëndrojnë spektatorët. Nga ana e tyre, tifozët rrogozhinas, janë të vetëdijshëm të ruajnë përmbajtjen, të përsosin kulturën e qytetarinë e inkurajimit dhe mbështetjes me shumë korrektesë ndaj ekipit të tyre. Në Rrogozhinë ka tashmë një situatë tërësisht të ndryshuar për mirë në lidhje me një emancipimin e tifozëve. Nga klubi janë marrë të gjitha masat”, – ka pohuar sekretari Hazbiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online