Egnatia fundos “nëndetësen blu”, rrogozhinasit i shkëputen Dinamos në renditje

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Egnatia ka mposhtur sot një kundërshtar të drejtpërdrejtë në garën për titullin kampion. Rrogozhinasit kanë fundosur “nëndetësen blu” në stadiumin “Air Albania”. Kampionët në fuqi kanë triumfuar me rezultatin 1-2. Ishte Albaneze ai që vendosi fatin e këtij takimi. Lojtari i Egnatias mban autorësinë e të dy golave, teksa tundi rrjetën fillimisht në minutën e 5 dhe më pas në minutën e 58.

Qefalija ngushtoi diferencat, por koha nuk premtonte për një rezultat pozitiv, pasi kronometri po shënonte minutën e 92-të. Tashmë Egnatia shkëputet me 5 pikë nga Dinamoja, ndërsa përpara sheh vetëm Elbasanin, i cili deri më tani ka grumbulluar një pikë më tepër./Sport Ekspres/