Egnatia e ka seriozisht për titullin kampion në këtë vit, fitore e pastër dhe pa asnjë problem kundër Vllaznisë

Egnatia ka arritur që të fitojë me shifrat 3-0 kundër Vllaznisë. Ekipi i drejtuar nga Tetova tregon edhe njëherë tjetër se ka seriozisht në këtë vit për të fituar titullin kampion. Gjithçka u mbyll që në pjesën e parë në ditën e sotme.

Goli i parë i takimit u shënua nga Ndreca në minutën e 23, i cili tregoi edhe njëherë tjetër klas me të majtën e tij. Nga krahu tjetër, në të 31 ishte Paulauskas që dyfishoi shifrat. Për t’i vendosur kapakun kësaj historie mendoi Isgandarli në të 41, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Vllaznisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *