Egnatia do të luajë miqësoren e luksit me Interin, Xhihani zbulon prapaskenat: Interi ka pasur bisedime për të ardhur në Shqipëri dhe ndeshej me Partizanin

Egnatia do të zhvillojë një miqësore luksi në datën 13 gusht, kur përballë do të ketë një klub të madh si Interi. Ideja e zhvillimit të një ndeshjeje me një ekip shqiptar ka qenë e hershme për zikaltrit, megjithëse negociatat ishin për një tjetër skuadër.

Alban Xhihani ka zbuluar në emisionin “Skaner” në “MCN TV” se Interi ka biseduar me Partizanin që në muajin shkurt për të zhvilluar një takim miqësor në Shqipëri. Megjithatë, në fund nuk pati një marrëveshje.

“Dikur nga shkurti, Interi ka qenë në bisedime reale për të ardhur këtu dhe për të luajtur me partizanin. Por u vendos për një tjetër skuadër shqiptar”, ka thënë Alban Xhihani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *