Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së 6 të “Abissnet Superiore”-s. Kjo e javë e kampionatit elitar shqiptar është mbyllur me dy barazime. Egnatia është ndalur në “Elbasan Arena” nga Elbasani. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 0-0, teksa asnjë prej ekipeve nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës.
Ndërkohë Teuta dhe Dinamo janë larguar nga “Niko Dovana” me një barazim 1-1. Dinamovitët ishin të parët që gjetën rrugën e rrjetës me anë të Zabërgjës, i cili shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Ndërkohë Teuta ktheu sërish baraspeshën me anë të golit të shënuar nga Torraj në minutën e 65. Me këtë barazim, Dinamo shkon 5 pikë larg kreut, ndërsa Teuta gjendet pas “nëndetëses” me një pikë më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/