Egnatia bën ndryshime në imazh përpara ndeshjes me Interin, rrogozhinasit prezantojnë fanellat e reja

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Klubi Egnatia ka vendosur të bëjë ndryshime për sezonin e ri. Rrogozhinasit ndryshojnë dizajnin e fanellave të tyre përpara sfidës me Interin, e cila do të luhet në Itali në datë 13 gusht. Presidenti Demrozi ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me Duamenan, që ka mbajtur veshur uniformën e re të skuadrës.

Fanella e re përbëhet nga ngjyrat e zezë dhe e gjelbër. Pjesa e përparme përbëhet nga shirita me ngjyrat e sipërpërmendura, ndërsa mëngët janë të gjelbërta. Gjithashtu, përpos fanellës, klubi Egnatia ka prezantuar edhe sponsorin zyrtar për sezonin e ardhshëm, Spitali Amavita./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *