Egnatia “afrikane” surprizon Dinamon, rriten pretendimet

Dinamo – Egnatia 0 – 2
Shënues: Ogdobike 55′, Baholli 90′
Dinamo: Saraçi, Peqini, Suvarija, Muca, Allmuca (Traga 70′) , Nuriu (Doksani 80′) , Toçi (Sallaku 60′), Elmazi, Lika, Gjata, Çota. (Në dispozicion: Hoxha, Hasa, Tole, Shaba). Trajner: I. Allmuça.
Egnatia: Haremi, Vogli, Nako, Bakiasi, Rexhepi, Dosti, Gjoka (Baholli 62′), Karaj (Friday 51′) , Anthony (Selimaj 86′), Orebugu, Ogbodike. (Në dispozicion: Birja, Mile, Baze, Hasa). Trajner: V. Gjonaj.
Kartonë të verdhë: Muça 37′, Gjata 64′ / Nako 34′, Dosti 58′, Vogli 86′
Gjyqtarë: E. Hoxha, E. Muça, E. Gjoka (Lezhë), E. Zhuli (Tiranë)
Delegat: Marjus Sulejmani (Tiranë)
Vëzhgues: Sokol Avdo (Tiranë)

Dinamo humbi një ndeshje shtëpie me rrogozhinasit që janë rikthyer këtë sezon në Kategorinë e Parë. Skuadra e trajnerit Allmuça ishte përgatitur vetëm për fitore ndaj Egnatias, por në fund është shokuar nga një disfatë e papritur në “shtëpi”. Me këtë humbje, blutë e shikojnë veten në vendin e shtatë, me 4 pikë! Me sa duket, Egnatia pritet që të jetë një “kockë e fortë” pas ardhjes së katër nigerianëve të cilët e kanë përforcuar dukshëm skuadrën e trajnerit Gjonaj.

Pjesa e parë

Ndeshja në minutat e para ka më shumë qarkullim topi nga të dyja ekipet, që në të njëjtën kohë studiojnë edhe njëra-tjetrën. Ishte sulmuesi Ogdobike, ai i cili në të 21’ tenton kuadratin me një goditje të bukur nga jashtë zone, por Saraçi tregohet vendimtar dhe grushton topin. Kundërpërgjigjet Dinamo me Çotën, i cili në të 28-tën gjuan bukur rrafsh me tokën, por Haremi është në lartësinë e detyrës dhe devijon rrezikun që i kanoset portës së tij. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të pa prekura.

Pjesa e dytë

Egantia nuk dorëzohet, madje në pjesën e dytë është më e qartë dhe kërkon të mos dalë pa pikë nga fusha e lojës. Në të 55-tën është sulmuesi afrikan Ogdobike, ai i cili mposht portierin Saraçi me një goditje të bukur dhe të befasishme. Dinamo kundërpërgjigjet, por pa sukses dhe me sulme sporadike, të cilat neutralizohen edhe nga mbrojtja mike dhe “gardiani” Haremi. Nigerianët e Egnatias “vallëzojnë” në fushë dhe janë të pa përmbajtshëm për mbrojtjen dinamovite. Në fund të takimit vjen dhe goli që shokon blutë. Kur pritej barazimi i vendasve, është Baholli në limitin e kohës së rregullt që përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes së Dinamos dhe s’e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. 0-2, Dinamo shokohet, ka festë te Egnatia…!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online