Besëlidhja harron të fitojë, Burreli bën surprizën

Bernard Gjikolaj

Takimi Besëlidhja-Burreli u mbyll me rrjeta të pa prekura, rezultat që zhyt në krizë mbijetese Besëlidhjen pretendente. Të parët që rrezikuan ishin futbollistët e Besëlidhjes që në të 2’ me anë të Hepajt, që mori një top nga O. Kamara, por gjuajtja e tij ndonëse e fortë grushtohet nga Hila. Përsëri këmbëngulin lezhjanët këtë radhë me anë të mbrojtësit të majtë Ndreca, që sapo futet në zonën mike, përgatitet të gjuajë, por është Mema që e bllokon, kësisoj topi rikthehet në mesfushë. Në të 20’ ndryshon rrjedha e lojës, pasi janë matjanët ata që ndërmarrin një sulm me anë të Kurbneshit, topin ja kalon Ujkës, ky i fundit sapo futet në zonën lezhjane neutralizohet pastër nga mbrojtësi shtatlartë guineas Olivier Dore duke ja rrëmbyer topin. Matjanët rrezikojnë sërish. Polisi i afrohet golit. Besëlidhja e kupton se po rrezikon shumë dhe krijon raste. O. Kamara dhe Hepaj i afrohen golit, por pjesa e parë mbyllet 0-0.

PJESA E DYTË – Në pjesën e dytë, janë lezhjanët më solidë dhe kërkues, me matjanët që kërkojnë të marrin pikët dhe ngjishen në mbrojtje. Kamara dhe Ajazi i afrohen golit, por gabojnë në finalizim. Në të 72’ kundërpërgjigjen miqtë. Ishte Farruku që pasi studion gabimin e mbrojtjes lezhjane ja del të gjuante përballë Demit, gjuan ngjitur me trekëndëshin e majtë të tij. Janë lezhjanët që ndonëse futen rrezikshëm në zonën matjane me anë të Ajazit, Milotit dhe O. Kamarasë nuk ja dalin që ta gjejnë rrugën e rrjetës. Në dy raste të Besëlidhjes u pretendua për penallti, por vetëm sa u ndëshkuan me karton të verdhë ishte rasti i minutës së 58. Ndonëse shkodrani Arlind Pirani akordoi 5 minuta shtesë, Besëlidhja nuk ja doli që të shënonte, kësisoj i gjithë takimi mbyllet pa gola duke e zhytur Besëlidhjen në krizë!

BESËLIDHJA: Demi, Vocaj, Dibra, Dore, Ndreca, I. Kamara, Hepaj, Met’hasani, O. Kamra, Frroku (Miloti 63’), Bangoura (Ajazi 41’). (NË DISPOZICION: Bajri, Dyca, Gomes, Konte, Përgjoni).

TRAINER: A. Pepaj

BURRELI: Hila, Xhuveli, Ibrahimllari, Pashaj, Mema, Ujka, Stana, Kurbneshi (Limani 85’), Farruku (Lika 72’), Polisi (Mallunxa 74’), Lampeti. (NË DISPOZICION: Hysa, Bali, Lekgegaj, Ogbejesi).

TRAINER: Sh. Berberi.

GJYQTARË: A. Beqiri, A. Shkreta, R. Zaimi (Tiranë), A. Pirani (Shkodër).

VËZHGUES: Gëzim Gaçi (Tiranë).

DELEGAT: Endri Hyka (Tiranë).

KARTONA TË VERDHË: Ajazi 49’, Met’hasani 59’/Lamptey 8’, Xhuveli 76’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online