Nga Klaudio Ndreca
Tirana do të ndeshet në turin e parë të “ChampionsLeague” ndaj Dinamo Tbilis, teksa nëse arrin të kualifikohet, atëherë do të ketë një përballje ndaj Crevena Zvezdës. Ekipi serb do të jetë shumë më favoritë në letër nëse do të luhet një derbi i tillë në Ballkan, por asgjë nuk mund të përjashtohet.
Nga ana tjetër, japonezi i gjigandëve të Partizanit të Beogradit, Takuma Asano, ka treguar mënyrën sesi përjetohet futbolli në Serbi dhe që i jep një ndihmë të madhe Egbosë për të përgatitur “kurthin”. Sipas ish-lojtarit të Hanoverit dhe që tashmë luan në elitën e Serbisë, reagimet nga ana e stolit janë shokuese pasi kërkojnë golin menjëherë në minutat e para. Një pikë e dobët kjo që i shkon përshtat edhe filozofisë së Egbosë, ku në të gjitha takimet e luajtura në Superiore u ka kërkuar futbollistëve që të mbrojnë mirë dhe të mos pësojnë për asnjë arsye, ndërsa rastet për gol nuk do të mungojnë asnjëherë në pjesën e dytë. Ndërkohë në intervistën e dhënë për mediat serbe Asano u shpreh:
“Për mua, që vij nga një vend me kulturë krejtësisht tjetër, reagimet dhe mënyra sesi përjetohet futbolli në Serbi është në nivel shokues. Mundohem shumë që ta kuptoj, por prapë nuk i jap dot përgjigje se përse të gjithë në stol inatosen dhe inatosen se ne nuk shënojmë gol menjëherë. Nervozizmi dhe zemërimi transmetohet edhe në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë dhe këtu ka sumë presion. Është një lojë nervash, me tension brenda. Bëjmë shaka ndonjëherë që do të nisim të përdorim edhe artet marciale”, ka thënë Takuma Asano. /Sport Ekspres/